UT dhe Aleanca Franceze në Tetovë organizuan veprimtarinë letrare „Pasdite poetike 2021“


Nën organizimin e profesoreshës Mr. Sc. Mimoza Ceka dhe drejtoreshës së Aleancës Franceze në Tetovë, znj. Marie Maudoin, në bashkëpunim me studentët e programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge të Fakultetit Filologjik dhe dashamirësve të gjuhës frënge (më 8 maj 2021), u organizua „L’aprés-midi poétique 2021“ apo „Pasdite poetike 2021“.

Ky takim u realizua online dhe pjesëmarrësit lexuan poezi të zgjedhura të shkrimtarëve më të njohur të letërsisë frënge dhe frankofone si Léopold Sedar Senghor, Jacques Prévert, Jean de la Fontaine, Paul Eluard, Paul Verlaine, Maurice Carême, Victor Hugo, Arthur Rimbaud, Charles Baudelaire dhe Boris Vian.

Poezitë u lexuan nga studentët dhe adhuruesit e poezisë frënge me përndjekje muzikore nga Menderes Lumani dhe Oreli Esati. Organizimin e kësaj pasditeje poetike në emër dekanit të Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmanit, e përshëndeti edhe shefi i programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Ass. Mr. Dëfrim Saliu.
Në këtë veprimtari letrare morën pjesë edhe Milena Mitiç përgjegjëse e mediatekës së Institutit Francez të Shkupit dhe Suzana Pesiç përgjegjëse e Campus Francë.

Baby Boo