Ushtruesja e detyrës së Presidentit: BE t’i kërkoj Serbisë ndryshimin e Kushtetutës, e jo Kosovës


Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim virtual me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomáš Szunyog. Osmani me Szunyog thuhet të kenë diskutuar për zhvillimet e fundit politike e me theks të vecantë në relacionet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE) Osmani ritheksoi se për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë.

“Në mënyrë që marrëveshja që do të arrihej në Bruksel të gjejë implementim dhe të konsiderohet e pranueshme në vendin tonë, konsideroj që duhet të punohet në mënyrë aktive drejt unifikimit të qëndrimeve dhe kërkesave të tërë spektrit politik në vend. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

Nëpërmjet një komunikate për meida nga zyra e presidencës thonë se në këtë bashkëbisedim online, u diskutua edhe për marrëveshjen e fundit në mes të Republikës së Kosovës dhe BE-së për sigurim të stabilitetit makroekonomik si dhe përballjen me pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Baby Boo