Ushtria ukrainase vr*et dy emigrantë grekë në kufirin ‘e nxehtë’ me Rusinë dhe pla*gos dy të tjerë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Granitna të Ukrainës pranë kufirit “të nxehtë” me Rusinë, ku janë vr*arë dy emigrantë grekë. Lajmi është bërë publik nga Ministria e Jashtme greke, e cila raporton se përveç dy vi*ktimave kanë mbetur të plagosur rëndë dhe dy shtetas të tjerë grekë.
Autorë të vr*asjes së dyfishtë janë tre ushtarë të forcave ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt për motive banale me emigrantët. Sipas informacioneve, mësohet se sherri ka nisur për urdhrin e hyrjes në banja në zonë.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme
Shprehim dhi*mbjen më të thellë për vd*ekjen e papritur të dy emigrantëve dhe pl*agosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore.
Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e vi*ktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të pla*gosurve.

Sipas provave që disponojmë, autorë të vr*asjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë për një arsye të parëndësishme me vi*ktimat dhe të pla*gosurit.
Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.

Baby Boo