Ushtria ruse ndal rrymën në Çernobil, kjo rrezikon dërgimin e substancave radioaktive në ajr


Forcat ruse kanë shkëputur termocentralin bërthamor të Çernobilit nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike duke rrezikuar edhe hudhjen e substancave radioaktive në ajrr, shkruan Mirror.uk, duke cituar autoritete e Ukrainës.

Kompania kombëtare e energjisë bërthamore Ukrenergo tha se centrali, tani i kapur nga forcat ruse, është në ndërprerje totale pa furnizim me energji elektrike.

Mungesa e energjisë në Çernobil rrezikon gjithashtu hudhjen e substanca radioaktive në ajër.

Kompania Ukrenergo deklaroi se përshkak të aksioneve ushtarake të Rusisë stacioni bërthamor s’ka energji elektrike.

“Për shkak të veprimeve ushtarake të pushtuesve rusë, termocentrali bërthamor në Çernobil u shkëput plotësisht nga rrjeti elektrik. Stacioni bërthamor nuk ka furnizim me energji elektrike. Aksionet ushtarake janë në progres, kështu që nuk ka mundësi për të rivendosur linjat. Qyteti Slavutich është gjithashtu pa furnizim me energji.”, thuhet në deklaratë.

Baby Boo