“Ushtari më rrahu me pushkë, mu mavijos trupi”

Migrantët e parregullt të cilët pretenduan se janë dërguar me forcë në Turqi, pasi është ushtruar dhunë ndaj tyre nga ushtarët kufitar grek, kaluan nga trajtimi mjekësor në Turqi, raporton AA.

Sipas informacionit të marrë ushtarët kufitar turq në kontrollet e bëra në zonën e ndaluar ushtarak në afërsi të rreth Ipsala, kanë gjetur 30 migrantë të parregullt në mesin e të cilëve edhe persona të rrahur.

Pas kontrollit mjekësor migrantët e parregullt u dërguan në Administratën Provinciale të Migrimit.

Tre migrantë kaluan nga trajtim mjekësor. Migrantët me anë të përkthyesit i treguan AA-së se çka ka përjetuar.

Shtetasi pakistanez, Suleyman Biyen, tregoi se pasi kanë kaluar në Greqi janë kapur nga ushtarët grek dhe pretendoi se ato kanë vepruar me sjellje shumë të keqe me ta.

Ai tha se ushtari pasi ia ka lidhur duart pas shpinës dhe ka filluar ta rrahë. “Neve na mbajtën dy ditë në një shtëpi, nuk na dhanë ushqim e ujë. Pastaj na sollën në breg të lumit dhe filluan të më rrahin. Ushtari më rrahu me pushkë, mu mavijos trupi. Zoti qoftë i kënaqur nga Turqia, më siguruan trajtim mjekësor. Na dhanë ujë dhe ushqim”, tha ai.

Shtetasi afgan, Bilal Tahi, tregoi se ka qëndruar i alivanosur një kohë pasi ushtari grek e ka rrahur atë.

Tahi pohoi se ushtarët dhe policët janë sjellë shumë keq me migrantët të parregullt. “Pasi qëndrova atje mua më hodhën në lum. U dorëzova tek ushtari turk. Ushtari turk menjëherë më dërgoi në spital”, tha ai.