Ushtari i UÇK’së mori plumb në kokë nga snajperi serb, sot i refuzohet pensioni


​Në vitin 1999 mori plagë të rëndë në kokë nga snajperi serb, ndërkaq para dy ditësh një goditje e mori edhe nga shteti për të cilin luftoi.
Isa Hajrizit nga Vushtrria i është refuzuar statusi i invalidit të punës, ndonëse ai u plagos në kokë nga një snajper më 13 shkurt të 1999, shkruan gazetametro.net.
Metro ka siguruar dokumentin e refuzimit të pensionit, në të cilën nuk jepen arsye për refuzim, ndonëse për pensionin e Hajrizit ka vendosur komisioni qeveritar.

Hajrizi në një bisedë me Gazetën Metro ka treguar detaje të plagosjes dhe shërimit të tij, duke e cilësuar më pas këtë vendim si ‘shumë të padrejtë’.

“Ky vendim nuk është vetëm i padrejtë, ky është shumë i padrejtë. Unë jam plagosur me snajper në kokë. Plumbi më ka përshkuar kokën”, ka thënë Hajrizi.

Hajrizi rrëfen ku është plagosur e ku është shëruar. Sipas Hajrizit, më 13 shkurt të 1999 është ishte plagosur me snajper në kokë në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Ndihmën e parë atij ia ka dhënë mjeku Adem Ademi, i cili edhe sot është i zhdukur.

Më pas Hajrizi është shëruar në dy lokacione. Në Pagarushë ai u shtri në duart e mjekur Agim Hazrolli, ndërkaq në Likovc për të u përkujdes mjeku Fadil Beka.
E Haziri fajin ia hedhë Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale që udhëhiqet nga Nisma e Fatmir Limajt. Departamenti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të luftës dhe viktimave civile që është në kuadër të ministrisë që udhëhiqen nga Skender Reçica, nuk ia vlerësoi shkallën e invaliditetit, ndonëse vërehet qartë plaga e plumbit.

Sidoqoftë, Hajrizi nuk konsideron se me këto veprime mund t’i mohohet kontributi në luftë. Atë e përkrahën shumë ish-luftëtarë e qytetarë të Vushtrrisë, të cilët i dolën në krah pas këtij vendimi.

Ndërkohë, një ditë pasi iu refuzua statusi i invalidit njeriu që mori plumb në kokë, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj disa personav që lëshonin pensione për kategori të luftës në Mitrovicë në këmbim të 1 mijë eurove.

Baby Boo