Ushtarët izraelitë rrahin të riun palestinez me sindromën Down


Ushtarët izraelitë kanë ndaluar dhe kanë rrahur të riun palestinez me sindromën Down në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor nën pushtim, percjell Fakte.

Drejtori i Zyrës së Lëvizjes Fatah në qytetin El-Halil, Junus el-Xhunejdi në një deklaratë për AA tha se ushtarët izraelitë në rajonin Bab ez-Zaviye ku kishin shkuar me qëllim për t’i shtypur protestat, dje me armët e tyre kanë rrahur 26 vjeçarin Mahmud Zayid.

Xhunejdi thotë se ushtarët izraelitë e kanë sulmuar, rrahur dhe e kanë mbajtur rreth gjysmë ore në ndalim Zayidin dhe se ai vazhdimisht po u nënshtrohet sulmeve dhe shkeljeve të ushtarëve izraelitë. Xhunejdi thotë se përkundër njohjes së gjendjes së tij shëndetësore, Zayid vazhdon t’i nënshtrohet provokimeve.

Ushtarët e Izraelit edhe më 10 dhjetor gjatë ndërhyrjes së protestave kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin, ndaluan Muhammed et-Tavil-in me sindromën Down ndërsa më pas e liruan./AA