Ushtarët afganë dhe talebanët të përqafuar bëjnë “selfie” gjatë armëpushimit me rastin e festës së Bajramit


Dhjetëra luftëtarë të paarmatosur talebanë sot hynë në kryeqytetin afgan duke iu falënderuar armëpushimit me rastin e festës myslimane Fitër Bajrami, e cila e shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në Kabul, si edhe në vende të tjera në vend, ushtarët dhe talebanët kanë këmbyer përqafime dhe kanë bërë “selfie”.

Talebanët papritmas publikuan ndërprerje treditëshe të luftimeve me rastin e festës e cila filloi dje dhe theksuan se kjo i përjashton forcat e jashtme. Ndërprerja e zjarrit përkon me armëpushimin të cilin deri të mërkurën e publikoi Qeveria afgane.

Baby Boo