Ushtar profesionist i ARM-së pjesëmarrës në incidentin e Krushevës


Lidhur me informatat e djeshme mbi pjesëmarrjen e një pjestari të ARM-së në incidentin gjat shënimit të Ilindenit në Meçkin Kamen, Ministria e Mbrojtjes informon publikun se është formuar Komision me qëllim të ngritjes së padisë kundrejt ushtarit profesionist Martin Bogoevski i cila është evidentuar në video materialet nga incidenti në Krushevë.

Ministria e Mbrojtjes e dënoi pjesëmarrjen e ushtarit profesional Bogoevski në incident dhe sugjerojnë se anëtarët e institucioneve si ARM-ja nuk e kanë vendin tek grupet që përdorin dhunën për të arritur objektiva politike dhe të cilët me sulmet ndaj zyrtarëve të lartë të huaj shkelin reputacionin e ARM-së dhe të Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Mbrojtjes do të informojë publikun rreth rrjedhës së procedurës dhe masave të marra në lidhje me këtë rast.

Baby Boo