Ushqimi në burg katastrofë! Rrëfehen të burgosurit që agjërojnë!


Ushqimin ua sigurojnë familjarët dhe ua dërgojnë në burg. Për syfyr dhe iftar e përgatisin vetë të burgosurit.

Kjo ndodh kështu, sepse ushqimi në burgje nuk është i mirë dhe nuk përgatitet në kushte të pastra higjienike, rrëfen për TV 21 një burgosur në Maqedoni të Veriut.
“Pako na lëshojnë gati se çdo ditë, për këtë janë korrekt kryesia. Ushqimin na e sjellin prej jashtë, brenda ushqimi është katastrofë.

TV21: Ushqimin ua sjellin familjarët?
“Po, familjarë, shokët e sjellin deri te kapia. Ne dalim e marrim ose na e sjellin me kombi kryesia. Ne kërkojmë që të rregullohet ushqimi, se ata që nuk kanë mundësi të sjellin, sepse unë kam mundësi të sjelli nga jashtë, ndokush nuk ka mundësi. Është mirë të rregullohet ushqimi. Buka është katastrofë, pjekja është zero dhe nuk po foli më shumë për pjesën ku përgatitet ushqimi aty është katastrofë”, tha një i burgosur.

Pas paraqitjes së virusit korona, gjendja e të burgosurve është përkeqësuar edhe në aspekt emocional, kjo sepse nuk lejohen vizitat familjare.
“Vizita nuk ka. Që dy muaj e gjysmë apo tre vizita nuk ka aspak. Nuk ka hyrje – dalje nga askush”, tha një i burgosur.

Për të lehtësuar këtë gjendje, janë angazhuar edhe shoqatat humanitare. Për shembull aktivistët e  “Dora e artë” kanë dërguar batanije, pako ushqimore dhe libra për të lexuar të burgosurit.

“I kemi ndarë. Kush ka pasur më shumë nevojë dhe disa batanije ua kemi dhënë. Kanë qenë diku 25 pako”, tha një i burgosur.

Të burgosurit kërkojnë të përmirësohen kushtet higjienike në pjesën e ushqimit, sepse ka të burgosur që nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqim nga jashtë. Rasti është me të burgosurit nga Kosova, familjarët e të cilëve nuk mund t’u sigurojnë fare ushqim për shkak të mbylljes së kufijve.

Baby Boo