Ushqeu me gji foshnjën e gruas së arrestuar, xhesti fisnik i polices bën xhiron e botës në web


Ishte roje në spitalin pediadrik ‘Sor Maria Ludovica’ të Buenos Aires-it, kur ka parë një grua, që sapo ishte arrestuar, me fëmijën e saj 6 muajsh, të dobët dhe të keq ushqyer.

Celeste Ayala, një agjente policie, ka marrë në krah të voglin dhe e ka ushqyer me gji në korridoret e spitalit. Fotoja e saj po bën xhiro në Web.

Ka qenë kolegu i saj Marcos Heredia, që ka postuar në rrjetin social foton me komentin: ’Dua të bëj publik këtë gjest të madh dashurie që ke bërë për këtë fëmijë. Gjëra të tilla nuk shihen çdo ditë”.

I vogli mbërriti në repartin pediatrik me nënën e tij dhe qante pa pushim, por mjekët ishin shumë të zënë për t’i kushtuar vëmendje dhe atëherë ka qenë pikërisht Celeste, që i ka dhuruar pak dashuri dhe mbi të gjitha duke i dhënë nga qumështi i saj.

I vogli është qetësuar menjëherë në krahët e polices dhe këto pamje kanë marrë mijëra like dhe janë shpërndarë në të gjithë botën.

Baby Boo