Ursula fon der Lain: Dëshirojmë ta ndërtojmë Evropën bashkë me ju


“Dëshirojmë ta ndërtojmë Europën së bashku me ju”. Ky ishte mesazhi i ministres gjermane e mbrojtjes, Ursula fon der Lain, në konferencën e përbashkët me homologen e saj, Radmilla Shekerinska.

Ministrja gjermane përkujtoi qytetarët e vendit se gjenden para një shanci unik që duhet shfrytëzuar. Ministrja Sheqersinka thotë se vendi po përgatitet për bisedat inkuadruese me NATO-n. Dy ministret shprehën gadishmërinë për përforcimin e bashkëpunimit bilateral.

“Ne ndajmë të njejtat vlera, ato janë demorkacia, sundimi i ligjit, dinjiteti i cdo individi, e drejta e shprehjes së lirë etj. Biseduam gjithashtu për bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes . Kur flasim sot për BE-në, flasim edhe për një politikë të përbashkët të mbrojtjes që duhet zhvilluar bashkë me partnerët e BE-së. Flasim për ndërtimin e një ardhmërie të përbashkët dhe këtë duam ta ndërtojmë me partnerët tanë në Maqedoni”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula Fon Der Lain.

“Nga momenti kur e morëm ftesën për në NATO, formuam ekipe për përgatitjen e bisedimeve inkuadruese. Ekipet e NATO-s ishin në vendin tonë, në fund të muajit do të pasojnë takime me përfaqësues të Aleancës së NATO-s edhe në Bruksel. Bisedimet po vazhdojnë sipas planit. Nuk presim kurrfarë çështjesh të cilat mund ta ngadalësojnë procesin. Mundemi prej më parë të themi se fokusi ynë është atje. Maqedonia do të jetë e gatshme ta dakordojë protokollin për inkuadrim në NATO”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Baby Boo