Urimin më të bukur për ditëlindje Bebe Rexha e mori nga Rita Ora


Super ylli botëror Bebe Rexha sot feston ditëlindjen.
E lindur në vitin 1989 ajo sot mbush 32 vite jetë.
Karriera e saj artistike ka filluar qysh në moshë të re.

Pas nënshkrimit të kontratës me “Warner Bros Records” në vitin 2013, filloi fama dhe suksesi i saj në botën e muzikës.
Artistja deri më tani ka arritur suksese mjaft të mëdha, duke u bërë një ndër emrat më të mëdhej në tregun muzikor ndërkombëtar.

Sot ajo shënon një ditë të veçantë, e në këtë ditë nuk ka munguar as urimi i artistes shqiptare Rita Orës.
Përmes një postimi në InstaStory ajo shkroi: “Vajza e ditëlindjes,shpresoj të kesh ditën më të mirë”.

Baby Boo