‘Urime dhandërr’: Kurti merr urime për detyrën e re nga kryeministrja e Norvegjisë


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar sot një telegram urimi nga homogja e tij norvegjeze Erna Solberg, për marrjen e detyrës së re.

Kryeministrja Sobberg ka thënë se Norvegjia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata që datojnë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Dëshiroj t’ua përcjellë urimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.Norvegjia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata që datojnë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe unë jam e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen më tej gjatë mandatit tuaj si Kryeministër”, thuhet në urimin e saj.

Kjo është letra e plotë e Erna Solberg:

Dëshiroj t’ua përcjellë urimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.Norvegjia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata që datojnë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe unë jam e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen më tej gjatë mandatit tuaj si Kryeministër.

Të dy vendet tona janë të përkushtuara në mënyrë të vendosur për integrimin evropian dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim. Unë mund t’ju siguroj se Norvegjia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces. Pres të zhvilloj më tej dialogun midis dy vendeve tona për çështje me interes të përbashkët dhe shpresoj se do të kemi mundësinë që të takohemi së shpejti.Ju uroj çdo sukses në pozitën tuaj të re.

Kujtojmë, që gruaja e Albnin Kurtit, Rita Knudsen Augestad, është nga Norvegjia, me të cilën është martuar në vitin 2015 dhe kanë një vajzë bashkë.

Baby Boo