Urim nga Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi me rastin e fillimit të Ramazanit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut Talat Xhaferi i uroi pjesëtarët e besimit islam me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Baby Boo

“Jemi në pragun e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe unë kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që sonte, në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë besimtarëve të cilët këtë Ramazan do e fillojnë në një mënyrë të pazakonshme, larg tempujve fetarë, mirëpo afër anëtarëve më të afërm dhe më të dashur të familjes, t’ju uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë i lehtë dhe i pranuar nga i Lartmadhërishmi ndërsa lutjet dhe mendimet ti keni të sinqerta, të përzemërta dhe të drejtuar krejt njerëzimit, gjithë punëtorëve shëndetësorë, dhe të gjithë atyre që në mënyrë profesionale dhe të përkushtuar i kryejnë obligimet e tyre të punës tani kur e gjithë bota është drejtuar para sfidës së quajtur COVID-19 e cila nuk zgjedh as fe, as komb, as të pasur apo të varfër, burra apo gra. Të nderuarit e mi, keni besim, keni durim, bëhuni të fuqishëm dhe qëndroni në shtëpi me më të afërmit e juaj. Feja mbahet në zemër ndërsa shtëpia është tempulli juaj, urime Ramazani!”, qëndron në urimin e Xhaferit me rastin e fillimit të agjërimit të Ramazanit.