Urim Hasipi:” Sportistët shqiptarë të anashkaluar por edhe të heshtur”


Urim Hasipi

Ceremonia e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin 2022 nga ana e Agjencionit për Rini dhe Sport edhe njëherë anashkaloi sportistët e dalluar shqiptarë.Të arriturat e sportistëve shqiptarë në Maqedoninë e veriut janë të shumta, sidomos në futboll, në sportet luftarake por kjo nuk ka mjaftuar që të shpërblehen për mundin dhe sukseset e arritura.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme kontaktuam me sportistë dhe puntorë sportivë në Tetovë por asnjëri prej tyre nuk deshi që të flasë para kamerave.Kur janë në pyetje sukset e tyre, ata gjithmonë nuk hezitojnë që të flasin para kamerave, madje disa prej tyre me imponime ndërkaq, kur thirren nga gazetarët për të folur për këto raste ata hezitojnë.

Mos reagimi I sportistëve dhe puntorëve në sportë bashkë edhe me analistët e kësaj fushe, ndoshta ka të bëjë me frikën nga humbja e privilegjeve dhe mjeteve financiare që I ndan kjo agjenci për ekipet e sportit prandaj le të vazhdojë ky avaz edhe në të ardhmen sepse këtë e meritojmë.

Baby Boo