Urdhri i Vuçiqit për ushtrinë serbe: Ndalohet komunikimi me shqiptarët dhe KFOR-in


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka dhënë urdhër ushtrisë, e më pas ka kërkuar nga policia dhe BIA, të ndërpresin çdo komunikim me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe cilindo përfaqësues shqiptar dhe ndërkombëtar të cilët veprojnë në Kosovë me rastin e vizitës së tij, pretendon RTS.

Kryetari i Serbisë vetëm sonte do të merr vendim për ardhjen e mundshme në Kosovë.

Vuçiq mbrëmë vonë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, e ka shqyrtuar situatën, por ata kanë mbetur të ndarë për atë se a duhet ta vizitojë Kosovën apo jo, transmeton Insajderi.com.

Vizita e kryetarit serb, më herët e paralajmëruar për të shtunën dhe dielën, befas është vënë në pikëpyetje pas informacionit se Prishtina do ta pengojë ta vizitojë Ujmanin.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka deklaruar se mund të ndodhë që t’i ndalohet kryetarit të Serbisë hyrja në Kosovë, dhe se mund të kalojë ashtu si ka kaluar Marko Gjuriq kohë më parë.

“Nuk di a po vjen Vuçiq në Kosovë, i kemi dhënë leje, mirëpo me rrënimin e stabilitetit të Kosovës vizita vihet në pikëpyetje. Arsyeja tjetër, nuk ka përse të shkojë në Ujman dhe nuk dihet se a po vjen”, ka thënë Veseli.

Baby Boo