Urdhëri zv/ministrit Sandër Lleshi/Policët me bark mos i nxirrni në rrugë


Me të marrë detyrën e zv/ministrit të parë të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshi lëshoi një urdhër, i cili kishte të bënte me sjelljen e punonjësve të institucioni dhe të oficerëve të policisë.

Por urdhri i tij është diskriminues për një pjesë të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ashtu edhe si Saimir Tahiri që në krye të detyrës së tij edhe Lleshi ka vendosur të diskriminojë policët që janë të shëndetshëm.

Në urdhrin e shpërndarë nëpër drejtoritë mes 19 urdhërave ai numër 8 ka sjellë reagimë të ndryshme.

Në urdhrin numër 8 thuhet se policët e mbi peshë nuk duhen lënë në shërbim në vende të dukshme.

‘Punonjës policie mbi peshë (barkë derra) të shmangen nga shërbimet e dukshme’, thuhet në urdhrin e Lleshit.

Një urdhër-diskriminues dhe që krijon dyshime për mënyrën e punës së zv/ministrit me kompetenca ministri.

Baby Boo