Urdhëra ndëshkues kundër 34 shkupjanëve për mosrespektim të orës policore


Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur 31 propozime për dhënien e urdhrave ndëshkues me të cilët janë përfshirë gjithsej 34 persona të akuzuar për veprën penale mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Siç bëri të ditur sot Prokuroria, të akuzuarit nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e shtetit dhe gjatë orës policore ishin gjetur jashtë shtëpive të tyre pa pasur leje adekuate për lëvizje.

Prokurorët kompetent publikë Gjykatës Themelore Penale në Shkup i kanë propozuar që për secilin nga të akuzuarit të shqiptojë dënim në të holla në vlerë prej 100 gjobave ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë denari.

Baby Boo