“URDHËR” I EDI RAMËS NË PS – TË GJITHË VESHIN ATLETE


Partia Socialiste mbledh kryesinë e saj një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.

Takimi është caktuar të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve

Pritet që kryesia të bëjë zyrtarizimin e përjashtimit të deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani.

Ajo çka është vënë re është se thuajse të gjithë janë shfaqur me atlete duke rendur pas trendit të kryeministrit.

Si e shtunë dhe ditë fundjave anëtarët e kryesisë kanë vendosur të thyejnë “protokollin zyrtar të veshjes e të shkojnë në mbledhjen e thirrur nga kryeministri me atlete.

Me atlete janë parë veç kryeministrit Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj.

Baby Boo