Uran Ismaili akuzon Kurtin: Nuk ndalet koronavirusi me konferenca, pse nuk e rrite numrin e testimeve


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i cili në Qeverinë e kaluar ishte ministër i Shëndetësisë, ka kritikuar Qeverinë Kurti për numrin e testimeve me koronavirus, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se PDK për më shumë se një muaj ka kërkuar testime agresive për të ndalë hallkën e infektimeve me Covid-19, ndërsa Qeveria është treguar e shurdhër edhe ndaj rekomandimeve të OBSH’së për më shumë testime.

Ismaili tutje ka shtuar se menaxhimi i kësaj situate nuk është punë e mjekëve e as qytetarëve, por është çështje që kërkon lidership politik, gjë që sipas tij Qeveria Kurti nuk e ka.

” Albin Kurti dhe Qeveria tij janë spektatorë dhe pandemia është betejë e qytetarëve dhe e mjekëve. Për Kurtin, mjafton të na porosisë që të mbyllemi në shtëpi dhe t’i lajmë duart, se do të kalojë”.

” Testimet janë politikë ekskluzive e Qeverisë. Janë përgjegjësi direkte e Kryeministrit Kurti dhe Ministrit Vitia. Nuk mund ta organizojë askush tjetër këtë. Nuk është punë e mjekëve, por është çështje që kërkon lidership politik – e që kjo Qeveri shihet qartazi se nuk e ka”,ka thënë ndër tjerash ai.

Postimi i plotë:

“Të gjithë liderët e suksesshëm, që po menaxhojnë vendet e tyre në këtë kohë pandemie, janë të fokusuar në hapat që minimizojnë dëmet në popullatë dhe në shtet. Kanë plan kundër pandemisë dhe plan për ekonominë. Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk e kanë as njërën dhe as tjetrën. Albin Kurti dhe Qeveria tij janë spektatorë dhe pandemia është betejë e qytetarëve dhe e mjekëve. Për Kurtin, mjafton të na porosisë që të mbyllemi në shtëpi dhe t’i lajmë duart, se do të kalojë”, ka deklaruar ai.

Ismaili thotë se Kosova ka numrin më të ulët të testimeve për kokë banori në rajon dhe është shumë larg modeleve të suksesshme të luftës kundër Covid-19.

“Ku mbeten 7000 testet që erdhën në Kosovë? Ku mbeten testet nga Turqia? Dhe, më e rëndësishmja, kur do të mbërrijmë në 1000 teste në ditë? Testimet janë politikë ekskluzive e Qeverisë. Janë përgjegjësi direkte e Kryeministrit Kurti dhe Ministrit Vitia. Nuk mund ta organizojë askush tjetër këtë. Nuk është punë e mjekëve, por është çështje që kërkon lidership politik – e që kjo Qeveri shihet qartazi se nuk e ka. Konferencat për media, sado që mund ta qetësojnë publikun, nuk e ndalin virusin. Tashmë kur numri i të prekurve nga Coronavirusi në Kosovë po rritet, testimet masive janë urgjente dhe Qeveria duhet të veprojë menjëherë. Nuk ka më kohë të humbet, nëse dëshirojmë ta fitojmë këtë betejë me sa më pak dëme”.

Baby Boo