Uragani ‘Jebi’ çoi për skrap jo një. por 51 Ferrari


Uragani Jebi goditi javën e kaluar në Japoni duke lënë pas një situatë apokaliptike dhe 11 persona të vdekur.

Prej tij nuk shpëtoi dot asnjë sallon Ferrari në ishullin Rokko ku tërbimi i natyrës shkatërroi 51 makina nga 53 që ndodheshin në dyqan.

Të gjitha makinat e markës luksoze përfunduan nën ujë.

“Uji hyri deri në motorët e tyre dhe të gjitha makinat duhet të shkojnë në riciklim. Nuk e prisja një humbje kaq të madhe. Kjo është më e rëndë se vlerësimi fillestar. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë të them”, ka thënë pronari i salloni ku kishte 53 makina Ferrari, të reja dhe të përdorura.

Sipas raporteve të mediave të huaja, dëmi ekonomik kap shifrën e 9 milionë dollarë, të cilat do të paguhen nga kompanitë e sigurimeve.

Baby Boo