Ura që lidh Shipkovicën me Brodecin do të ndërtohet?! Ankohen banorët!


 

Edhe përskaj premtive të shumta në fushatën zgjedhore se ura që lidh fshatin Brodec me fahatin Shipkovicë do të përfundo brenda 60 ditëve, pas marrjes së mandatit e njejta ende nuk është përfunduar.

Banorët e revoltuar kanë dërguar ankesën e tyre në redaksinë e portalit Pa Censurë: ‘Ju lutem a mund t’i pyetni organet kompetente për këtë punë konkretisht komunëm e Tetovës se me sa zero është numri i 60 i komunës së Tetovës që na le të presim për ndërtimin e urës’.

Redaksia e portalit tonë ka dërguar pyetje deri te shefi i Urbanizimit në komunën e Tetovës se kur do të fillojnl punimet për këtë urë të njejtët janë përgjigjur: ‘Për shkak të stinës së dimrit dhe kushteve të këqija atmosferike punimet janë ndërprerë dhe të njejtat do të rifillojnë më 5 mars’ thuhet në përgjigjen e dërguar për Pa Censurë nga shefi i Urbanizmit Arsim Nuredini.

Sipas Nuredinit nga 5 mars punët do të zhvillohen intenzivisht dhe në një afat shu të shkurtër do të përfundohet ky problem.

Baby Boo