Universiteti i Tetovës – Telegram ngushëllimi për profesorin Ataullah Aliun


Telegram ngushëllimi
Programi studimor i Filologjisë orientale, sot ka humbur njërin prej profesorëve të saj, Doc. Dr. Ataullah Alijin. Profesori ynë, i cili nga viti 2012 ishte i angazhuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës, u lind më 28 maj 1957, në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës, ku edhe e kreu shkollën fillore, ndërsa shkollimin e mesëm e mbaroi në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.

Studimet deridiplomike i vijoi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës – Dega e Orientalistikës.
Profesor Ataullahu me sukses të plotë i ka kryer edhe studimet e magjistraturës dhe të doktoratës në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit.
Veprimtaria e tij arsimore-shkencore është gjithëpërfshirëse, si në lëmin e botimeve, përkthimeve dhe të hulumtimeve shkencore.

Si intelektual i njohur, me punën e tij ka lënë gjurmë edhe në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në Fakultetin Filozofik.
Përmes këtij telegrami u shprehim ngushëllimet tona familjes së Tij, kolegëve, miqve dhe studentëve, të cilëve u shërbeu me përkushtim të lartë.
U prehtë në paqe!
Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektor i Universitetit të Tetovës

Baby Boo