Universiteti i Tetovës dhe Liria në gjysmëfinale


Skuadrat e Universitetit të Tetovës dhe Liria, por edhe Xhio Strumica, siguruan pjesëmarrje në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë në volejboll.

Skuadra e Universitetit I Tetovës, shënoi dy fitore me 3-0 ndaj skuadrës së Shtipit. Me rezultat identik, skuadra e Lirisë mundi Shkëndijën, ndërsa Xhio Strumica e fitoi përballjen e dytë me rezultat zyrtar 3-0 ndaj Dibra Volej.

Pjesëmarrësi i fundit pritet që të jetë skuadra e Vardarit, pasi që ka epërsi 3-0 në takimin e parë në terrenin e skuadrës Vesna Probishtip.

Baby Boo