UNICEF: Mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit


Meqenëse vendi po kalon një valë tjetër të infektimeve me KOVID-19, gjithnjë e më shpesh të shkaktuar nga lloji omikron, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë në qendër të çdo vendimi nëse shkollat ​​do të jenë të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve në klasa, kumtojnë nga Zyra e UNICEF-it në vendin tonë. Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, konsideron se masat parandaluese në shkollat janë efektive dhe se prania fizike në shkollë nuk duket të jetë shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit.

“Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë shkallë shumë të ulët të infeksionit me vetëm 0,01 për qind raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03 për qind te mësuesit. Për krahasim, në dy javët kur shkollat ​​u mbyllën për pushim dimëror, numri i rasteve të reja të infektuara në të gjitha grupmoshat u katërfishua, nga afërsisht 2.600 në 11.000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura dhe që fëmijët të ndjekin mësimet në mënyrë të sigurt”, thotë DiXhovani.

Baby Boo