UNHCR kërkon vazhdim të mbështetjes për mbrojtje të personave të zhvendosur me forcë në botë nga koronavirus

A Syrian girl washes her hands at Za'atari refugee camp, in line with WHO guidelines on preventing the spread of the COVID-19 coronavirus pandemic. ; UNHCR remains on the ground supporting the refugee community in and out of camps in Jordan, and health facilities remain open. In early-2020, COVID-19 became a global pandemic, spreading to nearly all the world’s continents. Refugees and displaced populations, particularly the elderly and those with pre-existing health conditions, often have reduced access to health services and sanitation and may be more likely to be among the vulnerable groups at greater risk of contracting contagious viruses and communicable disease.

Agjencioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), kërkon 745 milionë dollarë derisa përgatitet për të ndaluar shpërthimin e Kovid-19 mes refugjatëve dhe njerëzve të tjerë të zhvendosur në tërë botën. Kjo është pjesa e UNHCR në Planin e rishikuar global të KB-së për përgjigje humanitare, që kërkon 6,7 miliardë dollarë të enjten e kaluar.

Siç kumtoi UNHCR, bazuar në vlerësimet e fundit të nevojës globale për të zvogëluar ndikimin e pandemisë tek njerëzit e zhvendosur me forcë, kjo është rritje e vlerës filletare, 255 milionë dollarë, që UNHCR kërkoi paraprakisht më 25 mars. Me praninë e koronavirusit në secilin vend, duke përfshirë edhe ata të cilët kanë marrë numër të madh të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, 71 milionë refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit janë ndër më të ekspozuar dhe më të prekshëm nga ky kërcënim.

“Megjithëse epidemitë ende nuk janë evidentuar në kampe të mëdha refugjatësh dhe persona të zhvendosur brenda vendit, UNHCR vepron me përshpejtim në 134 vende që kanë pranuar refugjatë dhe kanë lajmëruar transmetimin lokal të virusit. Pandemia shkakton plagë të thella në tërë botën, veçanërisht te gratë dhe njerëzit e moshuar. Për njerëzit që i kanë shpëtuar luftës dhe persekutimit, goditja ndaj mbijetesës së tyre të përditshme janë shkatërruese”, thotë komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi.

UNHCR është e shqetësuar se humbja e pagave dhe të ardhurave ditore mund të çojë në probleme psiko-sociale. Në Jordani, që nga muaji mars, organizatat partnere kanë lajmëruar rritje të konsiderueshme të konsultimeve për shëndet mental dhe konsultime për mbështetje psiko-sociale.

Grupet që janë veçanërisht të rrezikuar nga varfëria dhe shfrytëzimi përfshijnë gra që janë kryefamiljare, të moshuarit dhe anëtarët e popullatës LGBTI. Sipas UNHCR-së, gjendja e tyre mund të përmirësohet përmes ndihmës urgjente, veçanërisht përmes granteve të parave urgjente.

Falë kontributeve të shpejta dhe bujare të mbështetësve qeveritarë dhe privatë, UNHCR i është përgjigjur shpejt koronavirusit. Brenda disa javësh, UNHCR-ja furnizoi dhe shpërndau më shumë se 6,4 milionë maska ​​për fytyrë, 850.000 pelerina, 3.600 përqendrues oksigjeni, 640 respiratorë, mbi 1.600 shtëpi montazhi dhe 50 tenda spitalore. Për më tepër, me aeroplan u shpërndanë gjashtë tonë pajisje personale mbrojtëse dhe mjekësore dhe 30 milionë dollarë ndihmë në para të lidhura për Kovid-19, në 65 vende.

Mjetet e kërkuara në apelin e rishikuar të UNHCR për Kovid-19 do të mbulojnë buxhetin për përgjigje humanitare të koronavirusit deri në fund të vitit. UNHCR është mirënjohës për ata donatorë që kanë kontribuar tashmë me fonde të konsiderueshme. Ndihma e hershme që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Japonia, Danimarka, Kanada, Irlanda, Korporata Soni, Suedia, Finlanda, Norvegjia dhe Australia, si dhe donatorë individualë privatë nga tërë bota, na mundësuan të rrisim aktivitetet globalisht, thuhet në kumtesë.

Baby Boo