“Unë e pashë i pari, ja unë e pashë”: 2 vëllezërit që u rra*hën për vajza në Shëngjin (VIDEO)


Janë publikuar pamjet e sherrit të rëndë në Shëngjin mes katër djemve pas ko*nfliktit për një femër.
Aty duket se mbajnë në duar shufra hekuri dhe shkopinj teksa godasin me forcë njëri-tjetrin në mes të rrugës. Ndonëse makinat dhe banorët kalojnë pranë tyre, ata nuk ndalen dhe vijojnë të zihen duke përdorur shufrat e hekurit dhe shkopinjtë.

Gjithçka nisi në plazh nga debati: “E pashë unë i pari…”
Dy vëllezërit nga Kosova të identifikuar si Çlirim dhe Qëndrim Zeneli, 23 dhe 21 vjeç u zunë me vëllezërit nga Shëngjini, të identifikuar si Amarildo dhe Adriano Jushi, të dy 24 vjeç.
Ata vijnë nga qyteti i Mitrovicës dhe ishin në pushime në kohën kur ndodhi inci*denti.

Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Të katërt kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/watch/?v=157690499729645

Baby Boo