Ultimatumi i frikshëm i talebanëve për ShBA-në: Largohuni para 11 shtatorit


Zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen në një intervistë për televizionin britanik “Sky News” ka njoftuar ultimatumin e talebanëve për tërheqjen e trupave amerikane.

Shaheen ka bërë me dije se luftëtarët talebanë do e mbajnë fjalën dhe nuk do të sulmojnë trupat amerikane, civilët dhe aleatët e tjerë që duan të largohen nga vendi, por ka njoftuar se largimi i plotë duhet të ketë mbaruar deri në datën 11 shtator, përndryshe do të ketë sërish konflikt.
Zgjedhja e datës 11 shtator, pikërisht 20 vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake që ishin dhe shkaku kryesor i pushtimit të Afganistanit, bëhet me qëllim proklamimin e fitores dhe mos arritjen e realizimit të objektivit amerikan.

“Ne jemi zotuar se nuk do t’i sulmojmë ata, ne nuk i kemi sulmuar ata,” tha Shaheen, i cili gjithashtu ka thënë se talebanët nuk do të qeverisin vendin përpara vitit 2001. Ata do të lejojnë shkollimin e vajzave dhe grave edhe në universitet, ndërkohë që qeveria do të përbëhet nga njerëz të të gjitha grupimeve, jo vetëm të talebanëve. Për më tepër, Shaheen ka ripërsëritur se do të ketë amnisti për të gjithë bashkëpunëtorët e amerikanëve dhe se nuk do të ketë ekzekutime apo revansh ndaj tyre apo kujtdo grupi tjetër në Afganistan.

Baby Boo