Ulje e ndjeshme e të prekurve me Covid 19


Përgjysmohet numri i rasteve të reja me virusin covid 19. Në 24 orët e fundit 79 pacientë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë kryer 835 testime. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i lartë është në Shkup, edhe atë 44 persona, pason Kumanova me 9 të infektuar, Tetova me 8, Gostivari me 6, Veles dhe Shtip me 3 raste të reja ndërsa në Strugë, Prilep, Manastir, Ohër, Vinicë dhe Negotinë ka nga 1 të infektuar. Gjatë 24 orëshit të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona, njëri nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica. 8 pacientë janë shëruar plotësisht.

Sipas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i rasteve të fundit me Covid 19 i takon grup moshës midis 30-39 vjet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe një ditë më parë kujtoi se virusi është i pranishëm, shpërndarja e tij është agresive megjithatë përbërja e tij është asimptomatike dhe më pak i rrezikshëm në raport me virusin e javëve të para të përhapjes së tij.

Ministri Filipçe edhe një herë përmes profilit të tij në fejsbuk u bëri apel qytetarët të japin informacione të sakta dhe të plota në anketat epidemiologjike. Siç thotë Filipçe, beteja është e përbashkët, prandaj të gjithë duhet kontribuar për ta fituar të njëjtën.

Ndërkohë, nga OBSH-ja pas përditësimit të udhëzimeve kanë rekomanduar të gjitha qeveritë në botë të insistojnë që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse në vendet publike, ku ekziston rrezik për bartjen e virusit, me qëllim të ulet rreziku i përhapjes së pandemisë./Melihate Rustemi

Baby Boo