Uliks Gjonaj, instruktori i SWAT-it e i FBI-së, kërkon pasaportën shqiptare


Në të gjithë botën numërohen 10 instruktorë policie të nivelit të 8 në “Commando Krav Maga” të Izraelit, dhe njëri prej tyre është shqiptari i Kosovës, Uliks Gjonaj.

Për Amerikën, Izraelin, Zvicrën, Uliksi është individ shumë i rëndësishëm, pasi ato i kanë besuar atij Policinë e Shtetit. Ai stërvit skuadrën policore më të fuqishme në botë siç është SWAT-i amerikan, apo FBI.

Gjonaj është qytetar i Amerikës dhe Zvicrës, vite më parë ka kërkuar të pajiset më pasaportë shqiptare, por për shtetin shqiptar instruktori ndërkombëtar është një qytetar i zakonshëm.

Baby Boo