Ulet numri i lindjeve në Japoni, popullsia drejt tkurrjes drastike


Numri i fëmijëve në Japoni është ulur për vitin e 37 rresht, një shenjë e qartë që përpjekjet për të ndaluar plakjen e rëndë të popullsisë kanë dështuar, ndërsa ekspertët flasin për nisjen e numërimit mbrapsht të zhdukjes së këtij kombi.

Nga 1 prilli 2018, në Japoni janë 15.53 milionë fëmijë nën moshën 14-vjeçare, një ulje me 170 mijë nga një vit më parë, një trend negativ që ka nisur që prej vitit 1981. Segmenti më i madh mes fëmijëve është ai i atyre me moshë më të madhe, 3.26 milionë në moshat nga 12 deri në 14 vjeç, diçka që tregon se tendenca problematike nuk do të ndalet shpejt.

Pavarësisht përpjekjeve nga qeveria e kryeministrit Shinzo Abe, për të nxitur japonezet që të kenë më shumë fëmijë, vetëm kryeqyteti Tokio raportoi më shumë lindje nga një vit më parë.

Japonia përballet me lindje të ulëta prej dekadash dhe, ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara, nuk ka mundur të plotësojë numrat përmes emigrantëve.

Për të ilustruar problemit e rëndë, Ministria japoneze e Shëndetësisë njoftoi se, në vitin 2060, nga 126 milionë banorë që është aktualisht, popullsia japoneze do të jetë reduktuar në 86 milionë.

Me më pak punonjës që paguajën taksa për të mbështetur brezin në rritje të të moshuarve që kanë nevojë për pensione dhe kujdes shëndetësor, ekonomia japoneze po përballet me një sfidë të paprecedentë dhe koha nuk punon aspak në favor të saj.

Baby Boo