Ulet nafta dhe benzina, çmimet e reja


Çmimi i naftës dhe benzinës nga pasditja e kësaj të marte do të jetë më lirë në pikat e karburantit në vendin tonë.

Një litër naftë do të tregtohet për 221 lekë/litër, nga 226 që është shitur deri më sot.

Edhe benzina do të shitet katër lekë më litër. Nga 211 lekë, qytetarët do ta blejnë lëndën djegëse jo më shumë se 207 lekë për një litër.

Vendimi i Bordit të Transparencës:

Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, pasi qëndron në vlerën e 81 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Baby Boo