Ulet dukshmëria në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

ilustrim

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë kryesisht me lagështi. Reshje e borës me intensitet të ulët janë shënuar në Kordën e Diellit.
Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit për shkak të rënies së mjegullave dukshmëria është zvogëluar në 15 – 20 metra dhe në 80 – 100 metra në qafën malore të Strazhës, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në luginat e vendit ku mund të të ketë rrëshqitje të dheut.

Baby Boo