Ulen pagat në Qeveri, shkarkohen të gjithë koordinatorët badihavgji


Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të qeverisë “Kurti”.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1.500 euro paga i ishte bërë 2.950 euro.

Po ashtu, janë shfuqizuar të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacionalë.

Baby Boo