Ukrainës po i mbarojnë municionet? Këshilltari i Zelensky kërkon ndihmë


Ukraina përsëriti për të disatën herë thirrjen drejtuar Perëndimit se ka nevojë për ar*më dhe se pa to nuk mund të përballojë ofensivën ruse dhe për një kohë shumë të gjatë. Këshilltari i presidentit Zelensky, i cili është dhe drejtuesi i ekipit negociator ukrainas shprehu shqetësimin për progresin e ngadaltë të transferimit të ar*mëve nga Bashkimi Europian.

Përmes një postimi në Twitter, Mykhailo Podolyak tregon se Ukraina nuk ka marrë ar*mët që ka kërkuar nga BE dhe ato duan shumë kohë që të mbërrijnë. Të njëjtin shqetësim kanë ngritur orët e fundit dhe zyrtarët amerikanë të sigurisë, të cilët i frikësohen idesë së Ukrainës po i mbarojnë ar*mët.

Ndonëse SHBA ka nisur një dërgesë të konsiderueshme me municione sidomos për artilerinë, zyrtari i sigurisë shprehet se dhe ato mund të ezaurohen brenda disa javësh.
Për këtë arsye, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe gjenerali Mark Milley po zhvillojnë biseda telefonike me homologët europianë për t’i inkurajuar ata të dërgojnë sa më shpejt të jetë e mundur ar*matime drejt Ukrainës.

Baby Boo