Ukrainasit marshojnë në Kiev: “Do të rezistojmë “


Qytetarët ukrainas kanë pro*testuar sot në kryeqytetin Kiev kundër agr*esionit rus për pushtim të Ukrainës.
Ata kanë pr*otestuar me moton “Ukrainasit do të rezistojnë” teksa tensionet janë përshkallëzuar pasi ShBA-ja paralajmëroi se Putin mund të urdhërojë ushtrinë ta su*lmojë Ukrainën së shpejti.
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të premten se Rusia tashmë ka numër të mjaftueshëm të ushtarëve për su*lm ndaj Ukrainës dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.

ShBA-ja, Britania dhe disa vende të tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më shpejt nga Ukraina nga frika për një su*lm të mundshëm rus.
Sidoqoftë, Rusia ka mohuar se ka plane për ta su*lmuar shtetin fqinj dhe i ka aku*zuar vendet e mediet perëndimore për përhapje të një “fushate dezinformimi” me qëllim të “devijimit të vëmendjes nga veprimet e tyre ag*resive”.

Baby Boo