Ukrainasit e quajnë gjeneralin rus “Ek*zekutuesi i Mariupolit”: “Ai urdhëroi gr*anatimin e maternitetit”


Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar një udhëheqës të lartë ushtarak rus për shumë nga krimet më të rënda në luftën e Ukrainës, duke përfshirë granatimin e një materniteti dhe e kanë quajtur “Ekzekutuesi i Mariupolit”.
“Mbajeni mend këtë person. Ky është Mikhail Mizintsev”, shkroi në Twitter kreu i Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile, Oleksandra Matvichuk, me një foto të gjeneral-kolonelit që drejton Qendrën Ruse për Kontrollin e Mbrojtjes Kombëtare.

“Ai po udhëheq rrethimin e Mariupolit. Ai urdhëroi bombardimin e spitalit të fëmijëve dhe teatrit”, tha Matvicuk.
Mizintsev ka përvojë të madhe në shkatërrimin e qyteteve në Siri, thotë Matvichuk, duke shtuar se ai do të sigurohet që të gjykohet për krime lufte në Hagë.

Ish-diplomati ukrainas, Oleksandr Sherba e quan gjithashtu Mizintsev, “Ekzekutuesin e Mariupolit”.
Kremlini kurrë nuk ka bërë publike se kush jep urdhra për sulme individuale, për të cilat ata pretendojnë se nuk kanë për qëllim civilët.

Megjithatë, u konfirmua se Mizintsev kishte një rol udhëheqës në operacionet në Mariupol kur ai personalisht premtoi se të gjithë ushtarëve ukrainas që do të dorëzonin armët do t’u garantohej një dalje e sigurt nga Mariupoli. /Telegrafi/

Baby Boo