Ukraina tregon sa fëmijë iu vranë që nga fillimi i luftës


90 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi më 24 shkurt.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ukrainas të hënën, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

“Numri më i madh i viktimave është në rajonet e Kyivit, Kharkivit, Donetskut, Chernihivit, Sumyt, Khersonit, Mykolayivit dhe Zhytomyrit”, thuhet në një deklaratë.

Megjithatë, Reuters thotë se nuk ka mundur t’i verifikojë këto shifra.

Baby Boo