Ukraina shpall gjendjen e luftës


Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes i Ukrainës ka vendosur mbrëmë gjendjen e luftës në territorin e saj për 60 ditë.

Vendimi për këtë duhet të konfirmohet nga Gjykata Supreme e Ukrainës, njoftojnë mediat ruse.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha më parë se në rast të futjes së gjendjes së luftës në vend, Kievi nuk do të kryejë operacione sulmuese.

Sipas tij, deklarimi i gjendjes së luftës nuk do të ndikojë në situatën në Donbass, as në marrëdhëniet e Ukrainës me partnerët ndërkombëtarë, transmeton KosovaPress.

Vendimi për gjendjen e luftës në Ukrainë vjen pasi forcat detare ruse sulmuan disa anije ukrainase duke i zënë rob ato.

Baby Boo