Ukraina i bën thirrje Kinës të dënojë sulmin rus

Ukraina i ka bërë thirrje Kinës që t’i bashkohet Perëndimit për të dënuar pushtimin rus, pasi vendi ka kërkuar të mbajë një distancë diplomatike nga lufta.

Baby Boo

“Kina mund të jetë një element i rëndësishëm në sistemin global të sigurisë, nëse merr vendimin e duhur – të mbështesë koalicionin e vendeve të civilizuara dhe të dënojë barbarizmin e Rusisë”, shkroi në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Kina më parë zgjodhi të abstenonte në një votim të OKB-së që dënonte pushtimin e Rusisë dhe zyrtarët amerikanë thanë së fundmi se Kina kishte sinjalizuar një gatishmëri për të ofruar ndihmë ushtarake për Rusinë.
Në një telefonatë dy-orëshe me presidentin e Kinës Xi Jinping të premten, presidenti amerikan Joe Biden tha se çdo mbështetje që i jepet Rusisë nga Pekini do të ishte e kushtueshme.