Ukraina: “Forcat ruse kanë vr*arë më shumë civilë ukrainas sesa ushtarë” (VIDEO)


Kjo e premte shënon ditën e 16-të të lu*ftës Rusi-Ukrainë. Herët në mëngjes, Rusia ka bom*barduar dy qytete, atë të Lutsk dhe Dnipro. Sulmi në Lutsk kishte në shënjestër një aeroport, sipas kryebashkiakut të qytetit. 48 shkolla në Kharkiv u shkatërruan, ndërsa qyteti është nën bom*bardime të pamëshirshme. Guvernatori rajonal i Kharkiv informoi se forcat ruse kanë goditur një spital psikiatrik në rajon. Numri i vi*ktimave nuk dihet, por në momentin e su*lmit në spital ishin 330 persona.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se ka disa “ndryshime pozitive” në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Të premten, më 11 mars, Kremlini tha se konflikti në Ukrainë do të përfundojë kur Perëndimi të ndërmarrë veprime lidhur me shqetësimet e ngritura vazhdimisht nga Rusia për vrasjen e civilëve në lindje të Ukrainës dhe zgjerimin e NATO-s drejt lindjes. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur nga gazetarët se si mund të përfundojë kriza, përcaktoi pozicionin e Rusisë dhe tha se besonte që Ukraina po diskutonte për kërkesat e Moskës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

Ndërkaq, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka ak*uzuar Rusinë si një “shtet terrorist” pasi tanket e saj penguan dërgimin e ushqimit, ujit dhe ilaçeve në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe tha se Moska ishte e aftë për su*lme me ar*më kimike.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov tha se forcat ruse kanë vr*arë më shumë civilë ukrainas sesa ushtarë. Agjencia e OKB-së për migracionin ka raportuar se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, 16 ditë më parë. Rreth 1.5 milionë prej tyre kanë ikur në Poloni.

Baby Boo