Ukraina është ftuar t’i bashkohet takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s


Ukraina dhe një numër i vendeve jo anëtare të NATO-s janë ftuar të marrin pjesë në një takim dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e ardhshme. Kështu u bë e ditur në deklaratën dërguar nga aleanca ushtarake me seli në Bruksel.

NATO tha se “ministrat e jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme” do të marrin pjesë në një seancë të takimit më 7 prill.

Disa nga ministra mund të marrin pjesë përmes lidhjes video.
Ministrat e Jashtëm nga 30 vendet e NATO-s do të mblidhen për herë të dytë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Baby Boo