“Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, dikush në AAK pajtohet me deklaratën e Albin Kurtit


Deklarata e djeshme e kreut të LVV’së Albin Kurtit për Liqenin e Ujmanit ka ngritur reagime të shumta. I pari i Vetëvendosjes tha dje përmes një shkrimi në Facebook se Ujmani nuk është ujë por tokë.
“Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë” ka deklaruar Kurti.

Me këtë deklaratë të shefit të LVV’së, është pajtuar sot nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj. Ai ka shkruar se nuk pajtohet me Kurtin kur thotë shumë gjëra por pajtohet me të kur deklaron se Liqeni i Ujmanit para se të bëhej liqe ishte tokë.

“Në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shumë vonë e nga dora e njeriut jo në historinë gjeologjike të planetit”, ka shkruar ai.

Baby Boo