Uji për pije në shumë fshatra të Kërçovës është i ndotur


Pas analizave të bëra nga ana e Qendrës së Shëndetit Publik (QSHP) në Kërçovë, është konstatuar se uji për pije i furnizuesve të fshatrave është jocilësor.

Qendra për menaxhim me kriza bën të ditur se analizat nuk përputhen me Rregulloren për ujë cilësor.

Janë analizuar ujrat e fshatrave të Shutovës, Strellcit, Premkës, Sërvicës, Tuinit, Jagolit, Jagol Dolencit, Popovjanit, Osllome, Knezhinës, Knezhinë te Manstiri i Shën Gjergjit.

Qendra e shëndetit publik kërkon nga qytetarët që ujin të mos e përdorin për pije, deri në analizat e ardhshme. Para shfrytëzimit, uji duhet të zihet./Telegrafi

Baby Boo