UEFA gjobiti FFM-në me mijëra euro, ja për çfarë arsye


Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut është gjobitur nga UEFA me gjobë prej 14 mijë e 500 eurosh, për shkak të sjelljes së tifozëve maqedonas gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet kombëtareve të Maqedonisë dhe Bullgarisë që u luajt në arenën “Todor Proeski”, më 26 shtator të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Vendi, përkatësisht Federata e Futbollit, u gjobit me 10 mijë euro për fishkëllima ndaj kombëtar bullgar para fillimit të ndeshjes dhe 4500 euro shtesë për hedhjen e sendeve në fushë nga tifozët vendas gjatë ndeshjes.

Siç njofton agjencia bullgare e lajmeve, lojtari ndërkombëtar maqedonas Todor Todorovski, i cili në minutën e 17-të mori karton të kuq për shkak të fillimit të vështirë ndaj përfaqësuesit bullgar Marin Petkov, është suspenduar me një ndeshje.

Me 26 tetor në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup u luajt ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila shkaktoi shumë reagime, të cilën bullgarët e fituan 1:0, me golin e Kiril Despodov.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut konfirmoi zyrtarisht për “360 gradë” se është shqiptuar gjobë prej 10 mijë eurosh për përbuzjen e himnit kombëtar dhe 4500 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

Nga aty kanë bërë të ditur se gjatë ditës do të japin informacione zyrtare dhe më shumë detaje.

Thuajse të gjitha partitë politike dhe liderët bullgarë e dënuan fishkëllimin e himnit bullgar, ndërsa reagimi erdhi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, nga ku thanë se gjuha e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve nga tribuna e stadiumit kombëtar në Shkup është një mohim pa mëdyshje i vlerave themelore të shoqërive moderne demokratike dhe është në kundërshtim me parimet dhe normat evropiane të sjelljes.

Reagime me dënime për këtë sjellje pari edhe nga institucionet e Maqedonisë. Ministria e Punëve të Jashtme dënoi publikisht, siç thuhet në deklaratën e MPJ-së, gjuhën e urrejtjes që mund të vërehej gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet përfaqësuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me atë rast tha se mënyra më e mirë është të brohorisni ekipin tuaj dhe të respektoni kundërshtarët tuaj.

Baby Boo