UEFA do t’i dënojë 12 klubet që themeluan Superligën e Evropës


12 klubet më të mëdha në Angli, Spanjë e Itali, javën e kaluar themeluan të ashtuquajturën ‘Superligë e Evropës’.
Por projekti ishte tejet afatshkurtë.
Pas presionit të jashtëzakonshëm nga sfera politike e tifozët nëpër botë, shumica e skuadrave janë tërhequr nga kjo iniciativë.

Pavarësisht kësaj, asnjë klub nuk do të ketë mundësi t’i shmanget dë*nimeve.
‘The Guardian’ raporton se UEFA është duke analizuar situatën dhe së shpejti do të vendosë për sanks*ionet.
Më herët, Sky Sports njoftoi se Premier Liga do t’i ndëshkojë ekipet angleze me heqje të pikëve.

Baby Boo