Udhëheqësi i lëvizjes për reforma në BFI… Ja kush është!


Afrim ef. Tahiri nga Shkupi që nga vitet e para të fëmijërisë së tij iu përkushtua me plot zellshmëri mësimit të Kur’anit famëlartë.
Si nxënës i shkollës së Mesme në Medresenë Isa Beu Shkup, me përfundimin e vitit të tretë, ai ishte i pari që ia arriti që në ndërkoh të merr edhe titullin Hafizi i Kur’anit famëlartë. Si nxënës në Mesrësenë Isa Beu, githnjë ka qenë i angazhuar edhe nëpër xhami dhe xhemate, për katër vite në Medrese, ai ka shërbyer edhe gjatë muajve të Ramazanit në këto vende : Ohër, N. Pazar, Tetovë dhe Malmo (Suedi). Ai gjithashtu, si nxënës ka zëvendësuar disa herë imamë të Shkupit, vlen këtu të përmendët rasti kur në vitin 1988, për një muaj të plot zavendëson imamin e lagjës së vet, ishte kohë kur në Prishtinë shqiptarët protestonin për të drejtat e tyre, dhe në ato protesta ka pasur të atillë që bartnin edhe fotografinë e Titos, në këtë, nga hutbeja e xhumasë Afrim Tahiri do të shprehej: Eshtë për të ardhur keq, ende ka të atillë që ndihmën e kërkojnë nga i vdekuri! Mos harroni, vetëm një vit më parë, në Takvimin e vitit 1987, Sulejman Rexhepi kishte botuar temën e tij të njohur seminarike me titull: “Vëllazërim-Bashkimi sipas Islamit” ku vet Suleman Rexhepi djersitej duke luftuar ”nacionalizmin”, “shovinizmin”, dhe “irredentizmin” shqiptar, duke lartësuar vlerat komuniste dhe duke përcjellë edhe thëjne të Titos! Studimet e larta fetare ef.Tahiri i vazhdoi në Universitetin Al el Bejt të Mbretërisë së Jordanisë, por asnjëher i shkëputur nga aktivitetet në dobi të atdheut, ai ishte pjesëmarrës në konferenca të ndryshme, tribuna, takime e të ngjashme dhe disa herë i intervistuar nga mediat jordaneze dhe arabe.

Pas mbarimit të studimeve, në vitin 2000 u angazhua në BFI, në kohën kur ky institucion ishte i vërshuar me probleme dhe grupacione të shumta të cilat në masë të madhe shkaktuanrobleme dhe trazira serioze të cilat i ndjeu çdo organ dhe punonjës i këtij Institucioni të lartë fetar. Duke e parë këtë gjendje të palakmueshme karakteri dhe vetëdija e Tij e lartë nuk e la të qetë që të lidhet për zyre, pozite e karrige dhe t’i intereson vetëm vetvetja dhe interesi i Tij personal. Mirëpo, me vullnetin e tij më të lartë, zyrën e Tij e shndërroi në kabinet të imamëve dhe punonjësve fetar me qëllim që të përmirësohet gjendja e palakmueshme që ishte krijuar në këtë institucion duke filluar nga Imamët e deri te punëtori i fundit. Si rezultat i punës së Tij të palodhur së bashku me shokët dhe veprimtarët e asaj kohe, në vitin 2006 erdhën ndryshime të cilat duheshin të reflektojnë klimë të vërtetë drejt zhvillimit dhe kultivimit të vlerave fetare institucionale. Afrim efendi Tahiri edhe pse kishte pozitë kyçe në BFI, asnjëherë nuk ishte i lidhur për zyren, pozitën dhe lakminë e pushtetit dhe luksit. Ai çdoherë mbeti i matur, i drejtë, i urtë, modest dhe i guximshëm të përballet me çdo problem dhe sfidë me të cilën u përball Institucioni fetar vite të tëra. Me angazhimin e Tij maksimal arriti që këtë Institucion ta bëjë të respektueshëm brenda dhe jashtë vendit. Fatkeqësisht para vetes së Tij kishte një prijës megaloman i cili i lidhur tejmase për karrigen dhe pozitën nuk la normë dhe dispozitë juridike e morale pa shkelur dhe keqpërdorur, kuptohet në dëmin e skajshëm të Institucionit fetar. Përveç faktit se të njëtit i kishte kaluar mandati për të cilin ishte zgjedhur, Ai pa u rizgjedhur vazhdoi në një aventurë të pakthyeshme me të cilën realizoi nepotizëm dhe familjarizëm. Kjo aventurë vazhdoi edhe në atë masë saqë afër vetes afroi njerëz të pamoralshëm dhe të korruptuar me të cilët filloi ngushtë të veproj dhe bashkëpunoj. Afrim ef. Tahiri duke e parë këtë anomali e cila lulëzonte në BFI, në prag të Ramazanit të vitit 2014 dha dorëheqje me qëllim që sado pak të vetëdijësohet Mulla Sula. Pas pendimit të Mulla Sulës dhe premtimit që ia bëri Afrim Tahirit se nuk do t’ përsërit gabimet e bëra, ky i fundit pranon të rikthehet në BFI e RM. Mirëpo Mulla Sula si gjithherë jo i kalitur për të mbajtur parimet dhe besën, vazhdoi mosrespektimin e Kushtetutës, Rregulloreve, akteve të tera normative, bashkëpunimin me hajna dhe keqpërdorues, keqpërdorimi i buxhetit të BFI-së korrupsioni dhe akte tjera të cilat nuk përkojnë me asnjë realitet juridik dhe moral. Afrim efendi Tahiri me shoket e Tij, kësaj aventure të Mulla Sules i dha fund në Maj të vitit 2015 duke i treguar se ku e ka vendin. Mulla Sula pas pushimit dy javor, në BFI u rikthye me ndihmën e policisë, shërbime sekrete dhe i ndihmuar nga disa individ të një partie të cilët u demaskuan për moralin dhe personalitetin e tyre tejmase të degraduar. Është autor i shumë veprave, kurse së fundmi i është botuar: Megaintervistë me Afrim Tahirin “BASHKËSINË FETARE ISLAME E PRET NJË EPOKË E RE”. Momentalisht është njëri prej bartësve të Proçesit të Nismës për Reforma në BFI, mision i cili së shpejti pritet të rrumbullaksohet me qëllim të shpëtimit të Institucionit fetar nga rrënimi. (INA)

Baby Boo