Uashington, vazhdon polemika për imigracionin

Përballë shtimit të kritikave të demokratëve dhe një pjese të republikanëve lidhur me ndarjen e detyruar të fëmijëve të emigrantëve nga prindërit e tyre në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meskikës, Presidenti Donald Trump të hënën përsëri fajësoi demokratët për shkallëzimin e krizës politike.

Baby Boo

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen nuk pranoi sot të kërkonte falje për zbatimin e ligjeve të imigracionit që kanë sjellë ndarjen e fëmijëve nga prindërve. Duke folur sot në një takim në Nju Orlins, ajo i hodhi poshtë kritikat dhe akuzat për sjellje çnjerëzore në zbatimin e ligjeve të emigracionit. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, i cili tha se “ne nuk duma t’i ndajmë fëmijët nga prinsërit”, transmeton Zëri i Amerikës.

Ish Zonja e Parë Laura Bush i cilësoi politikat e imigracionit “të pamëshirshme dhe imorale”, ndërsa senatorja Susan Collins shprehu shqetësim për këtë çështje.

Presidenti Trump edhe sot fajësoi demokratët përmes një twiti: “Përse nuk votojnë demokratët për t’i përmirësuar ligjet më të këqija të botës për imigraciono?”- shkruante zoti Trump.

Në periudhën prill-maj rreth 2,000 fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre, pasi Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions njoftoi se nuk do të ketë asnjë lloj tolerance ndaj rasteve të imigracionit të paligjshëm.

Restorant Lumare