U zhduk në muajin mars: Personi që u gjet sot i vdekur në lumë është Besnik Osmani


Personi i gjetur i vdekur në lumë është trupi i Besnik Osmanit!

Sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjnë tërheqjen e trupit të pajetë, B.O.

IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për Besnik Osmanin nga Presheva, i lindur me 12.05.1978, që prej datës 24 mars rezulton i zhdukur.

Besniku ishte larguar nga shtëpia pasditen e 24 marsit ku ishte nisur drejt Preshevës, mirëpo i njëjti nuk kishte arritur në destinacionin e tij.

Siç është bërë e ditur, kontakti i fundit i tij ishte pika kufitare Muçibabë, Kosovë-Serbi rreth orës 17:00.

Baby Boo